AKTUALITET, 25 Maj 2023, 11:37

Rezultati i zgjedhjeve, Rama ironizon opozitën: Vini këtu e këndoni dokrrat tuaja! Përgjigjen spektakolare e morët më 14 Maj

Rezultati i zgjedhjeve, Rama ironizon opozitën: Vini këtu e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën duke thënë se është komike që ata të flasin në emër të shqiptarëve duke thënë se këta të fundit braktisën zgjedhjet.

Ai iu drejtua duke thënë se “vini këtu e flisni dokrra”, por theksoi se përgjigjen spektakolare e morën më 14 maj.

Edi Rama: “Në emër të shqiptarëve flasin shqiptarët, dhe ata që shqiptarët mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur, nuk është bërë akoma java e dytë, dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë.

Është komike të flitet në emër të shqiptarëve, që braktisën politikën, zgjedhjet, apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Por pasqyra e pjesëmarrjes flet pak në ndryshe, shqiptarë kanë braktisur një pjesë nga ne, jo të gjithëve.

Shqiptarët që jo vetëm nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë. Kjo bëhet më e rëndësishme, duke pasur parasysh që nuk është fenomen i zgjedhjeve vendore.

Partitë e mëdha bien tek vota e subjektit politik, ndërsa partitë e tjera rriten në zgjedhjet vendore.

Këtë herë ka ndodhur ndryshe, ndaj baktisësit e të gjitha moshave, përfshirë edhe të rinjtë, kërkojini tek mënyra si kuptoni këtë botë, si interpretoni situatën këtu dhe se si flisni për shqiptarët. Është këshillë e pa kërkuar që unë ua kam dhënë që kur paraqita programin tonë të parë, që atëherë.

Përsa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara dhe sot jam shumë i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt që kemi dashur ta kalojmë vite më parë.

Dhe për të cilin kemi luftuar çdo ditë të këtyre viteve.

Të tjerat janë dokrra hini, dokrra që i kemi dëgjuar që kur kemi filluar punën.

Pse nuk i kemi bërë më përpara? Për arsyen se na është dashur të përballemi me situata që rajoni nuk i ka pasur. Tërmeti ra në Shqipëri jo në rajon.

Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë.

Ajo qe paguajnë familjet nuk është vlera reale e faturës. Familjet dhe biznesi i vogël paguan sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi, por nuk është kthyer aty ku ishte.

Me ardhjen e verës konsumi do të rritet dhe ne do të rihapim diskutimin e fashës. Sot jemi në këto kushte. Ndaj nëse këtu do këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet.

Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë këtu dhe parashikonin ata që jetojnë me pasqyra të tilla. Papunësia është nën nivelet e para pandemisë, konsumi është rritur, përvuajtja lënguese këtu që njerëzit nuk po bëjnë dot nuk provohet në shifrën e konsumit, eksportet janë rritur, Nuk janë opinione e shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit, janë shifra të thjeshta që i gjen në çdo raport.

Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu, përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë të pagave, e kemi këmbëngulur.

Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër.

Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo ditë e çdo javë e muaj që e ndërtojmë.

Shikoni se çfarë ndodh në Aeroportin e Rinasit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dje dhe sot, Ata që vijnë janë konsumatorë dhe nuk vijnë me bukë me vete. Është koha që pagat të zënë vendin që meritojnë.

Të vlerësojmë faktet. Dëgjojmë që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti, është e vërtetë por janë dy gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh.

Gjëja që kemi bërë duke shtyrë pagën minimale është e pamohueshëm dhe rritja e pagave në sektorin publik, bëjnë që paga në sektorin privat është në rritje të vazhdueshme.

Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare nga shqiptarët se ajo e 14 majit, më shumë se sa fitorja jonë është disfata absolute e politikës që bartet nga gjithë ju që vini këtu dhe këndoni dokrrat tuaja.

Ajo është më absolute, po e morët vesh mirë, herët tjerët do jetë me keq për ju dhe jo për shqiptarët.

Ne jemi në kushtet kur duhet të kuptojmë se Evropa ka filluar një luftë që do bëhet çdo ditë me e pamëshirme që të kujtojn shprehjen që “peshku i madh do hajë të voglin”, sepse shtetet do jenë ujqër për shtetet.

Rënia e lindjeve ka ardhur në pikën ku po reflektohet në tregun e punës dhe ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët ku të munden për të kompensuar boshllëkun ose të pranojnë fillimin e falimentimit të tyre, duke nisur nga Gjermani e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 milionë punëtorë që duhet të vijnë me çdo kusht nga jashtë.