TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama, bëri deklarata të forta ndaj SPAK, duke "urdhëruar" që të hetohet Ilir Meta dhe jo Ardian Dvorani.
Kjo është hera e dytë që kryeministri sulmon SPAK-un. Fillimisht ai deklaroi në Kongresin e PS-së, se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën.
“SPAK-u të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend mbase do kisha qenë unë që do të bëja denoncim sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike kur shikoj që balanca jo në aspektin politk, por në atë të drejtësisë është ende shumë e shtrëmbëruar.
Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një tjetër. SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshe për të vepruar ,minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar i gjykatës.
SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni.
Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në monetin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i kundër-korrupsionit i DASH (DVORANI) është futur në hetim nga SPAK, për denoncimi të atij që jo unë po gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK, Ilir Metës. Po si qenka kjo kaq e përmbysur? është shprehur Rama.