NË FOKUS, 28 Prill 2022, 21:50

"Minoranca duhet të respektojë anëtarësinë"/ Shkullaku: Duan të zvarrisin procesin në PD, për të dalë mbi vullnetin e njerëzve

"Minoranca duhet të respektojë anëtarësinë"/
Armand Shkullaku në TPZ

Armand Shkullaku thotë se në Partinë Demokratike ka përpjekje për të dalë mbi vullnetin e anëtarësisë dhe për të penguar shumicën në proceset që po zhvillohen. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku tha se shumicën në PD e ka Sali Berisha dhe se anëtarësia e mbështet atë, siç tregoi edhe 6 marsi. Shkullaku i quajti të pakuptimta kërkesat që bashkimi të bëhet pa Sali Berishën, pra pa fituesin. 

"Problemi është shumë i madh se edhe ne jemi bërë viktimë të propagandës dhe asaj që shohim në TV, ose të fasadave formale.

Çfarë janë deputëtët? Njerëz që zgjidhen nga vota e anëtarësisë, simpatizantëve. Pra janë përfaqësues të qytetarëve. Qytetarët në shumicë mbështesin Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit. Nëse do të vazhdojmë të shkëpusim këtë, është budallallëk me brirë. Pronarët e PD janë anëtërët. Organet e zgjedhura janë ekzekutivi.

Mund të ketë tendenca për të dalë mbi vullnetin e njerëzve, por kjo nuk ka vlerë. Kjo ka vlerë në shpk dhe jo në parti. Në 6 mars, Berisha shkoi në zgjedhje me logo tre javore, ai (Basha) me logon historike dhe 70% e demokratëve votuan për Berishën.

Sigurisht Berisha u nxitua, por ku ishte problemi? Unë do të doja që zgjedhjet të bëheshin në shtator-tetor edhe për degët edhe për kryetarin e PD. Gjithë kjo periudhë të shërbente për pajtimin mes palëve. Por nuk mund të bëhet pajtim, me kushtin pa Sali Berishën, pra fituesit. Në këtë moment duket që kërkon të zvarrisësh procesin.

Nëse Alibeaj dhe Bardhi do të thoshin mori Basha vendim për përjashtimin e Berishës, Basha ka ikur tani dhe mendimi ynë është minorancë. Atëherë, hajde ulemi bëjmë pajtimin mes palëve dhe kush të ketë vota të fitojë. Këta thonë, pa Sali Berishën! Minoranca duhet të respektojë ata që votojnë", tha Shkullaku.