AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 17:40

Qeveria emëron Kryetarin e Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve, ja kush do ta drejtojë institucionin (EMRI)

Qeveria emëron Kryetarin e Agjencisë të Trajtimit të

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Emiliano Gjika të emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.

Për zbatimin e këtij vendimi, qeveria ngarkon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve.

VENDIMI I PLOTE

V E N D I M

PËR


EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 8/1, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizmin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelin e tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Emiliano Gjika emërohet Kryetar i Agjencisë të Trajtimit të Koncesioneve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.