AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 15:30

Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për anëtarët e grupit kriminal

Grabitja e Rinasit/ Gjykata e Posaçme jep dënimet për

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka dhënë vendimet për dënimin e anëtarëve të grupit kriminal që akuzohet për grabitjen e Rinasit.

Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa Eldi Çala me 17 vite burg.

Ata do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë sipas GJKKO.

Anëtarët e tjerë të grupit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi janë dënuar me nga 17 vite burgim.