AKTUALITET, 6 Dhjetor 2023, 15:18

Pr/ligji, çfarë duhet të bëjnë bizneset kur u kopjohet emri?

Pr/ligji, çfarë duhet të bëjnë bizneset kur u

Një projektligj i ri i dedikuar për markat tregtare, i cili është hedhur për konsultim publik, synon të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për regjistrimin e emrit si dhe sjell risi sa i takon markave ndërkombëtare duke qenë se tashmë jemi pjesë e një tregu të hapur global. Drejtuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Rovena Beqiraj shpjegon për scan risitë që sjell drafti, ndërsa thekson se ka një mbrojtje më të shtuar për bizneset të cilave u kopjohet emri.

Interesi i bizneseve për regjistrimin e markave tregtare ka ardhur në rritje të konsiderueshme krahasimit me një vit më parë dhe duket se ky draftligj do të sjellë edhe nxitje të mëtejshme.

Aktualisht tregu në Shqipëri po ndeshet çdo ditë e më shumë me konflikte midis markave të regjistruara më parë dhe që kanë një reputacion dhe emër të mirë në treg dhe përpjekjeve të personave të ndryshëm për të përdorur marka identike ose të ngjashme. Këto ngjarje e bëjnë të domosdoshme regjistrimin e markës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, si garanci për mbrojtjen e saj.