AKTUALITET, 6 Dhjetor 2023, 11:44

Replikat në Komisionin e Sigurisë, deputetët e opozitës i bien tavolinave! Noka-socialistëve: Rama ju trajton si kartona

Replikat në Komisionin e Sigurisë, deputetët e opozitës i

Deputetët e opozitës kanë vazhduar aksionin e tyre duke bllokuar Komisionin e Sigurisë, ku do të diskutohet për marrëveshjen e arritur nga Kryeministri Edi Rama me homologen Giorgia Meloni për emigrantët.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, njëkohësisht nënkryetar i këtij komisioni, u ul në karrigen e kryetarit Nasip Naço, duke i zënë vendin.

Gjatë debateve mes tyre Noka u shpreh se kreu i qeverisë Edi Rama i trajton deputetët e PS-së së kartona. Ndërsa Nasip Naço, i cili qëndronte në këmbë pranë Nokës, vendosi të zhvendoste mbledhjen online.

Ndërsa deputeti i PD-së ironizoi vendimin e tyre, duke iu drejtuar që “bëjeni mbledhjen tek zyra e Lindës së Parlamentit”.

Flamur Noka: “Ne deputetët e Rilindjes, i kemi kolegë, por Rama nuk i trajton si deputetë por si kartona”

Nasip Naço: Do të vazhdojmë online

Po pse online”, i drejtohet deputetët e PD-së, ndërsa Naço o përgjigjet: S’na lini ju.

Flamur Noka: Bëjeni tek zyra e Lindës së Parlamentit, atje bëni mbledhje.