AKTUALITET, 6 Dhjetor 2023, 13:08

“Do të strehohen vetëm për procedurat kufitare, shpenzimet nga Italia”, Balla raporton te ‘Siguria’ për kampet: 3 mijë refugjatë, nuk do të kalojë kuota

“Do të strehohen vetëm për procedurat kufitare, shpenzimet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka raportuar sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai tha se qendra e pritjes së refugjatëve do të mbulohet me shpenzimet e qeverisë italiane.

Balla tha se në këto dy qendra, në Gjadër dhe Shëngjin, do të akomodohen përkohësisht një pjesë e emigrantëve. Mes të tjerash Balla tha se vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm.

“Qendra e pritjes së refugjatëve, me shpenzimet e Italisë. Do të akomodojmë përkohësisht një pjesë të emigrantëve. Numri i emigrantëve që do të akomodohen njëkohësisht nuk mund ta kalojë kuotën e 3 mijë.

Vendi rikonfirmon pozitën si një aleat i besueshëm. Përdorim i përkohshëm i një sipërfaqe pasurore. Italia do i akomodojmë refugjatët vetëm brenda strukturës”, tha Balla.