AKTUALITET, 6 Dhjetor 2023, 14:10

Dy grupet e PD-së padi në Kushtetuese, Berisha: Të konsiderosh “bravën” opozitë, tallje e madhe. Ajo është vegël, edhe Rama nuk ja var shumë

Dy grupet e PD-së padi në Kushtetuese, Berisha: Të konsiderosh

Partia Demokratike zyrtare dhe grupi i Rithemelimit depozituan ditën e sotme dy padi secila për marrëveshjen e emigrantëve, të arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.

I pyetur nëse ishte kjo një garë mes dy grupeve, Berisha u shpreh se nuk e konsideron opozitë, grupin e PD, udhëhequr nga Lulzim Basha.

“Nuk ka tallje më të madhe se të konsiderosh “bravën” opozitë”, thotë Berisha.

Sali Berisha: Nuk ka tallje më të madhe se të konsiderosh ‘bravën’ opozitë, prandaj nuk duhet që të përdorim terma që nuk qëndrojnë. Nuk është opozitë ajo është vegël, bën ç’i thonë, kaq.

AI mendon se mund të zhurmojë në këtë mënyrë, ai zbaton porositë e Taulant Ballës, kaq se dhe Rama nuk ja var shumë se ka ngarkuar Taulantin tani.