AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 22:13

Plagosja e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt, detaje nga ngjarja, u qëllua me armë zjarri, ndodhet në gjendje kritike për jetën

Plagosja e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt, detaje nga ngjarja,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mbrëmjen e kësaj të shtune. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur rëndë djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, Eno Nikuaj.

Mësohet se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë vendit të quajtur porta e ujësjellësit të Lezhës dhe ndodhet në spital.

Atentati ndaj Nikulajt ka qenë sulm i mirëfilltë. Dyshohet se tre kanë qenë autorët, dy kanë qëlluar ndërsa një i tretë drejtonte mjetin me të cilën dhe u arratisën.

Policia ka ngritur pika kontrolli, ndërkohë dyshohet se autorët janë arratisur drejt Kurbinit.


Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.

7 muaj pas ngjarjes autoritetet marokene i kanë përcjellë homologëve të tyre shqiptarë aparatin celular të Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

Komunikimet qe autori u dyshuar ka shkëmbyer me persona të tjerë do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë qe ndodhi më 19 prill të këtij viti, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Organizator i vrasjes së Nikulajt ishte shqiptari Edmond Haxhia, ndërsa 4 britanikët, së bashku me Simson kishin rolin e vëzhguesve. Sa i përket Saraivës, ai ishte personi që e qëlloi atë për vdekje.

Policia dyshon se ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj është bërë për gjakmarrje. Oficerët e policisë po hetojnë mbi konfliktin 20 vjeçar që Nikulaj ka me fisin Lekstakaj. Përplasja për një 10 mijë lekësh, në një pikë karburanti, që përfundoi me bilanc tragjik me disa të vrarë.