AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 21:44

Tjetër aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas për vdekje 80-vjeçaren

Tjetër aksident në Belsh, 17-vjeçari me motor përplas

Një tjetër aksident është regjistruar sot në Belsh. Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues një 17-vjeçar dyshohet se ka përplasur një këmbësore të moshuar.

E moshuara, e identifikuar me inicialet R.L., ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa adoleshenti B. Arapi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi ka pësuar dëmtime.

“Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia ndër të tjera.

Kujtojmë se më herët, po në Belsh, nga përplasja e një makine me një motomjet, humbi jetën një 40-vjeçar.

Belsh/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”,  motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.