AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 17:31

Basha në një fasoneri në Shkodër: Rritja e taksave ka çuar në falimentimin e bizneseve

Basha në një fasoneri në Shkodër: Rritja e taksave ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ndali turin e tij në një bashkëbisedim të hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e një kompanie të prodhimit të veshjeve në Shkodër. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.

Më tej ai shkruan se me rritjen e taksave, çmimit të naftës dhe kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha, madje disa prej tyre kanë falimentuar.

Postimi i plotë:

Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit. Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike.

Basha në një fasoneri në Shkodër: Rritja e taksave ka

Basha në një fasoneri në Shkodër: Rritja e taksave ka