AKTUALITET, 27 Shtator 2023, 18:50

Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, caktohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Kërkesat e opozitës për Komision Hetimor për TIMS dhe

Konferenca e Kryetarëve është caktuar të mblidhet ditën e premte në orën 11:00.

Në këtë mbledhje do të merren në shqyrtim  kërkesat e opozitës.

Kujtojmë se 45 deputetë të PD dhe opozitës kanë kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.