TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka prezantuar sot raportin lidhur me gjendjen në vend pas vërshimeve, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar.
Në njoftimin e AME-s thuhet se në këto vërshime u rrezikuan më së shumti Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe komunat në Veri të Kosovës si Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku.
“Më datë 19.01. 2023, një pjesë e territorit të Republikës se Kosovës është përfshirë nga shiu i cili shkaktoi vërshime sidomos ne Regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Në këto vërshime u rrezikuan më së shumti Istogu, Klina, Mitrovica, Skenderaj dhe Komunat në Veri të Kosovës si Mitrovica, Zvecani dhe Zubin Potoku”, thuhet në njoftim.
AME thekson se pas marrjes se raportit për motin nga IHK-, AME fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marr veprime.
“Ngritja nivelit të gatishmërisë emergjente të QOE112 për tërë Kosovën, prandaj në kuadër të këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë të tjerë të AME-se dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale kanë pas për qëllim grumbullimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta nga terreni”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas AME-s të gjitha NJPZSH-të kanë ngritur nivelin e gatishmërisë dhe janë përforcuar me ekipe shtesë për tu angazhuar në terren sipas gjendjes aktuale dhe vendngjarjeve me rrezikshmëri më të lartë.
“Grumbullimi i të dhënave është bërë ne mënyrë permanente nga Qendra Operative e AME-se ku janë analizuar dhe janë marr vendime sipas situatës në terren.
Ministria e Brendshme ka qenë e informuar vazhdimisht me qëllim që të vlerësohet gjendja aktuale, ndërmerren masat parandaluese dhe të reagohet nëvendin e ngjarjes në mënyre efikase dhe efektive”, thuhet më tej.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka rikujtuar se Qendrat Operative Emergjente janë aktive 24/7, andaj qytetarët mund t’i kontaktojnë përmes numrit emergjent 112 (pa pagesë) rreth çdo vështirësie që mund të përballeni.
Disa objekte banimi, ekonomi familjare (biznese), toka bujqësore dhe shumë vetura të qytetarëve në Komunën e Skenderajt janë përfshi nga vala e madhe e vërshimeve të cilat kanë ardhur si pasojë e reshjeve të shiut.
Përmes disa fotografive që ka siguruar Telegrafi shihet se si nga vërshimet uji ka dëmtuar disa vetura gjatë ditës së enjte. Kryetari i Komunës së Skenderajt i cili ka thënë se nga vërshimet janë evakuuar rreth 120 familje. Sipas tij, dëmet janë shumë të mëdha si në infrastrukturë, në ekonomi familjare dhe në biznese.
“Sot gjendja është më stabile, niveli i ujit ka rënë dukshëm, është i qetë dhe reshjet janë ndal, por dëmet janë shumë shumë të mëdha, si në infrastrukturë, si në ekonomi familjare, biznes. Vlerësohet me miliona dëme që janë të shkaktuara”, ka thënë ai.
Vërshimet e mëdha nga reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna të Kosovës, si në objekte banimi, toka bujqësore dhe bllokimin e shumë rrugëve.
Gjendja më e vështirë është raportuar në Komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut, ku shumë familje kanë dal nga shtëpitë e tyre për ta kaluar natën tek familjarët e të afërmit e tyre, për shkak se objektet e tyre të banimit janë vërshuar nga uji.