AKTUALITET, 20 Janar 2023, 12:16

Dyshohet se ra nga lartësia, humb jetën një 52-vjeçar në Elbasan

Dyshohet se ra nga lartësia, humb jetën një 52-vjeçar

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në Elbasan dhe sipas policise, dyshohet se ka rene aksidentalisht nga nje lartesi. 

Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 10:30 në fshatin Letan, ne vendin e quajtur “Gurorja”.

“Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën”, thuhet ne njoftimin e policise.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.