TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas njoftimit të policisë, i riu ishte punonjës në një zyrë private konsulence dhe mashtronte qytetarët se do t’i pajiste me certifikatë pronësie në këmbim të parave.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie”, njofton policia.
Policia po vijon punën për arrestim e bashkëpunëtorëve të të riut.
Njoftimi:
DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pronësia e rreme”.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e mashtrimit dhe fushën e falsifikimit të dokumenteve.
Përfitonte shuma të konsiderueshme parash nga qytetarët, duke iu premtuar atyre se do t’i pajiste me certifikata pronësie, vihet në pranga një 27-vjeçar, punonjës në një zyrë private konsulence.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin e koduar “Pronësia e rreme”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. Ç., 27 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-tetor 2022, duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës në një zyre private konsulence në fushën e pronësisë, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm, duke i mashtruar ata me premtimin se do t’i pajiste me certifikata pronësie.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të shtetasit E. Ç., në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.