TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshimet për fluturimet me çarter të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka “dyshime të forta për destinacionin e tij”.
Sipas Berishës, vitet e fundit janë rritur me 60 herë importet nga Kolumbia krahasuar me vitin 2015, ndërsa hodhi dyshimet se avioni mund të përdoret për qëllime të tjera.
Ndër të tjera, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama ka bërë udhëtime me charter më shumë se të gjithë liderët e Ballkanit, ndërsa shton se duhet të nisë një hetim për këto udhëtime.
Sali Berisha: Një mekanizëm që ka ngelur për luftën kundër korrupsionit janë komisionet hetimore, të cilat Kushtetuta e Shqipërisë i njeh si e drejtë taksative.
Neni 77 thotë: Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një ¼ të anëtarëve të tij, është i detyruar të ngrihet komisioni hetimor.
Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për 137 udhëtimet me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet?
Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrrë.
Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin.
Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër.
Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit.
Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera.
Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka. Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite. Dhe kur u diskutua njëherë kjo çështje, tha kushton kaq ky fluturimi im. Edhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari, kurse ‘Ismaili’ i Ramës rri më shumë në ajër se në tokë.
137 fluturime! Nuk ka ndodhur kurrë. Po të marrim të gjithë kryeministrat e Ballkanit bashkë, edhe atë të Greqisë, janë më pak se fluturimet e Edi Ramës.