TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot për ngjarjen e rëndë të 21 Janarit 2011, ku mbetën të vdekur katër protestues të thirrur në miting në Tiranë nga Partia Socialiste. I pyetur një ditë para përkujtimit të kësaj ngjarjeje, Berisha tha se i qëndron vendimit të bërë publik atë ditë, pas protestës, kur e quajti “puç të armatosur”.
Berisha u shpreh në konferencën e përjavshme me gazetarët se militantët socialistë u sollën qëllimisht atë ditë në Tiranë, që të rrëzonin qeverinë e tij dhe të armatosur qëlluan me plumba të vërtetë drejt dritareve, ku Berisha tha se ishte duke punuar.
Deklarata e ish-kryeministrit për 21 janarin
21 janari është akt antikushtetues i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të Kryesisë së radhës së OSBE të asaj kohe, në të cilën shpreh qartë intencionet për pushtet të atij puçi. 21 Janari ka një zhvillim dramatik ku mbetën të vrarë tre dhe më pas një i katërt.
U sollën qëllimisht nga Edi Rama për të rrëzuar Sali Berishën, për të pushtuar Kryeministrinë, u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshirë armët e zjarrit dhe plumbat në zyrën e kryeministrit, që ai po punonte aty.
Është bërë një hetim i plotë, kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin, por kishte problematika ajo, jo nga unë. Është bërë një hetim, asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga Policia. Ato janë bërë nga gardistët, në zbatim të ligjit të tyre.
Ligji i Gardës ka ligjet e veta, nuk funksionon me urdhër, funksionon me ligj. Përsa i përket ministrit të Brendshëm (Lulzim Basha), Policia e Shtetit nga ajo ngjarje ka dalë e lavdëruar nga ndërkombëtarët. Nuk mund të them se ka pasur rol konkret, në dijeninë time, në zhvillimet e asaj dite.