AKTUALITET, 17 Mars 2023, 20:08

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj: KAS shkeli ligjet, mori kompetencat e Gjykatës Kushtetuese

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj: KAS shkeli ligjet, mori

I ftuar në Syri Tv përfaqësuesi ligjor i PD, Ledio Nuraj është shprehur se KAS ka shkelur të gjitha rregullat dhe normat që janë të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

Nuraj ka shpjeguar se KAS në këtë vendim ka kryer rolin e Gjykatës Kushtetuese duke duke hyrë në interpretimin e neneve të caktuar nga Kodi Zgjedhor.

 

"Dje, KAS një organ administrativ në kapërcim të kopetencave prodhojë një akt me përmbajtje gjyqsore. KAS ka marrë atributete e Gjykatës Kushtetuese duke hyrë në interpretimin e neneve të caktuara të Kodit Zgjodhor dhe ndryshimit të tyre katërcipërisht nga ato që ka vendosur legjislatori dhe janë të mirëpranuar dhe zbatohen deri tani.

KAS në vendimin e tij ndryshoji krejtësisht ato kritere të përcaktuara në nenin 64, aqë përcaktojnë regjstrimin e partive politike si subjekte zgjedhore, duke qenë që KAS me veprimet e tij ka shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjodhor, rregulloren për funksionimin e KAS dhe kodin e procedurave administrative.

Në Kodin Zgjdhor në nenin 21 ku përcaktohen kopetencat e KAS, thuhet qartë që KAS është një organ administrativ ku shqyrtohen dhe zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me vendime të ndryshme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në asnjë mënyrë KAS nuk mundet që të marrë vendime ku të detyrojë komisionerin për ekzekutimin e tyre por duhet të marrë vendime për ti zgjidhur në themel ato.

Ky vendim është marrë në kapërcim të kopetencave të KAS, sepse si një organ administrative arrin që të urdhërojë organin tjetër administrative siç është Komisioneri i Zgjedhjeve  ku në cilësinë e Komisionerit dhe në bazë të vendimit të KAS ai do të regjistrojë PD me kryetar në detyrë Alibeajn."