AKTUALITET, 5 Tetor 2022, 13:11

Pedagogët e quajtën të pamjaftueshme rritjen e pagës 7%, ministrja Kushi: Të jenë mirëkuptues, të shohin zjarrfikësit. Kush punon fort, i ka të ardhurat më të larta

Pedagogët e quajtën të pamjaftueshme rritjen e pagës 7%,

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u pyet të komentonte se pedagogët e kishin quajtur të pamjaftueshme gjatë protestës rritjen e pagës 7% nga qeveria.

Kushi i kërkoi atyre të jenë mirëkuptues dhe të shohin zjarrfikësit që bëjnë një sakrificë më të madhe dhe që kanë të njëjtën rritje page.

Sipas Kushit, kush pedagog punon më fort, të ardhurat i ka më të larta se sa paga mujore.

“Mbështetja jonë për universitetet nuk do ndalet këtu do vijojë dhe vitet e ardhshme do i ftojë kolegët e mi të jenë pak më realistë për kushtet ku ndodhemi,

7% paga e zjarrfikësve, imagjinoni sakrificat që bëjnë që hidhen në zjarr e në kushtet që ndodhemi rritja për ta është e tillë.

Unë kërkoj mirëkuptim por do i ftoja të rrisim përpjekjet tona të përbashkët për të rritur të ardhurat e universiteteve dhe kapacitet për të thithur sa më shumë fonde nga BE.

Janë fonde që në vitet më para shteti paguante e nuk merrte dot mbrapsht.

Sot, gjithë këto para që thithin universitetet janë pagesa për stafet dhe pedagogët ata që punojnë fort e kanë performancë të lartë në kërkimin shkencor natyrisht që të ardhurat i kanë shumë më tepër se paga mujore”, tha ministrja.