AKTUALITET, 3 Prill 2026, 10:49

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane, Lamallari: Njoftim standard, kemi marrë masat prej kohësh

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për sulme iraniane,

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat.

I pyetur nga gazetarët lidhur me masat që ka marrë Policia e Shtetit pas njoftimit të bërë dy ditë më parë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, e cila u bëri thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes për shkak të një rreziku të mundshëm nga grupe iraniane, ministri theksoi se Shqipëria ka kohë që është në gatishmëri të shtuar.

Lamallari deklaroi se institucionet ligjzbatuese, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, kanë bërë prej kohësh një vlerësim të plotë të riskut dhe kanë hartuar një plan konkret masash.

“Së pari, Shqipëria ka prej disa kohësh masat e nevojshëm në kuptim të vlerësimit të riskut nga të gjithë agjencitë ligjzbatuese, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut po edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në shesh por edhe infrastrukturën kritike në përgjithësi. Policia është me masa të shtuara sigurie, në vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë në konsideratë të gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme.”, u shpreh ministri.

Duke e cilësuar njoftimin e ambasadës si “rutinë”, ai shtoi se ka kërkuar informacione nga Policia e Shtetit pas reagimit të përfaqësisë së huaj. Ai theksoi se policia ka marrë masa gjithashtu edhe ndaj kërcënimeve që vijnë në formë hibride, duke shtuar se synohet të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend i pasigurt.

“Edhe me reagimin publik të ambasadës, kërkova nga strukturat e policisë përfshirë Antiterrorin dhe Policinë kriminale, për të më informuar lidhur me masat dhe komunikimin që kanë pasur me përfaqësuesit e ambasadës. Më është bërë me dije se nga komunikimi të zyrës së ambasadës është konfirmuar se ky është lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera.

Nga ana tjetër, ata vlerësojnë, bashkëpunimin dhe angazhimin e policisë dhe qeverisë për masat e shtuara të marra prej kohësh, duke marrë në konsideratë faktin që policia ka ngritur kapacitetet  nevojshëm për t’u përgjigjur kërcënimeve që vijnë edhe në forma hibride dhe ata që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjete sociale, se për të krijuar përshtypje të një vendi të pasigurt.”, u shpreh ministri.

Lamallari: Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme, në kuptim të vlerësimit të riskut nga gjithë agjencitë ligjzbatuese në bashkëpunim mdhe me partnerët ndërkombëtarë.

Kemi bërë vlerësimin e riskut dhe një plan masash lidhur jo vetëm me sigurinë publike në sheshe publike dhe vendndodhje me rëndësi kritike por edhe infrastrukturën kritike në tërësi. Policia e Shtetit është me masa të shtuara sigurie në vendndodhjet që cilësohen me rëndësi kritike.

Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë duke marrë parasysh gjithë zhvillimet në Lindjen e Mesme. Kërkova nga struktura e Policisë së Shtetit, përfshirë drejtorinë Antiterror, Policinë Kriminale dhe Sigurinë Publike për të më informuar lidhur me masat që ato kishin marër dhe komunikimet që kishin pasur me përfaqësues të ambasadës.

Nga komunikimet është konfirmuar se ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të botës, përfshirë edhe vende të BE. Ata vlerësojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare dhe policisë shqiptare për masat e marra prej kohësh.

Ai nënvizoi se partnerët ndërkombëtarë vlerësojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare për garantimin e sigurisë, duke theksuar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka arsye për panik.