AKTUALITET, 2 Prill 2026, 23:21

"Fundosëse për ekonominë botërore"/ Gjinishi: 35 vende po diskutojnë për Hormuzin, nuk do të tolerojnë më Trump-in!

"Fundosëse për ekonominë botërore"/ Gjinishi: 35

Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për luftën në Iran dhe pasojat katastrofale që ka patur deri tani dhe që pritet të ketë, për ekonominë globale. Gjinishi tha se 35 vende që u bashkuan me Britaninë në bisedime për ngushticën e Hormuzit, nuk do të tolerojnë më Trump, pasi janë të prekura rëndë nga pasojat e luftës së njëanshme të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran. 

"Nuk bën dot dialog kur bombardon çdo ditë. Trump mundohet të qetësojë opinionin publik, por Irani mohon të ketë negociata, kontakte të drejtpërdrejta. 

Pala më frytëdhënëse ishin Pakistani, Arabia, Turqia, Egjipti, këto po këmbejnë mesazhe.

Pak orë më parë, ka një iniciativë të Britanisë për të gjetur zgjidhje. Mbretëria e Bashkuar, nuk iu bashkëngjit thirrjeve të Trump për ta hapur me dhunë Hormuzin, sepse kjo do të thotë ta menaxhojë SHBA, nuk e lejojnë atë. Unioni dhe Britania refuzuan, merr nismën MB me mbështetjen e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës, me një ftesë edhe të vendeve në Azi, vendet e gadishullit, po krijohet një aleancë, janë 35 shtete.

Kjo mendoj se është oferta më serioze që po vjen. Është thuajse e gjithë Evropa, tregjet e Azisë, Kina merr 54% të furnizimit me naftë nga aty. Kina është i vetmi shtet që kalon cisterna dhe anije. Përtej analizave tona, irriton shumë njerëz, por nga pikëpamja teknike, SHBA e ka humbur luftën, sa më shumë vijon situata, aq më e madhe do të jetë humbja.

Britania dhe BE, Japonia, janë të detyruar ta hapin (ngushticën e Hormuzit). 

Kreu i Organizatës Botërore të Energjisë, tha se kriza që rrezikojmë këtë herë është me e madhe se e viteve 70. Është fundosëse për ekonominë botërore. Askush nuk është i gatshëm të tolerojë këto politikanë përfshirë edhe Trump.