TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shkarkimit nga detyra si Ministre e Jashtme, Elisa Spiropali është rebeluar dhe po lëshon disa deklarata kundër Edi Ramës.
Analisti Preç Zogaj, e vlerësoi reagimin e Spiropalit, duke thënë se ajo po i bën skaner partisë, ku ka triumfuar kulti i njëshit.
"Unë fokusohem te çfarë dhe jo kush. Kjo kush është e vjetër, për të bërë asgjë atë çfarë. Spiropali për mua, kjo që ka bërë është skaner i problematikave të hidhura në PS, që po vijnë duke shpërthyer. Bllokimi i debatit, lirisë.
Skanon një parti, që është bërë homogjene, më shumë se një parti me lider autoritar, parti kazermë, ku ka triumfuar kulti i njëshit që ndërton politikën mbi improvizime, ekstravagancë. Ajo që ka derdhur gotën, ka të bëjë me ndryshimin e kursit të Ramës, ku e kaloi fokusin nga akuza te korrupsioni. U pasua me votimin e Ballukut, që është ngarkuar me detyra të tjera, duke relativizuar pandehjen.
Duhet ta përshëndesim, nëse jemi në të njëjtën mendje, që PS është mbyllur. Nëse është ky problemi, njerëzit që dalin, kurdo që dalin dhe kushdo që dalin…", tha Zogaj.