AKTUALITET, 2 Prill 2026, 23:20

Inxhinier Ngjeqari shpjegon si e kontrollon Irani Ngushticën e Hormuzit

Inxhinier Ngjeqari shpjegon si e kontrollon Irani Ngushticën e Hormuzit

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje me shifra për rëndësinë që ka Ngushtica e Hormuzit për tregtinë botërore. 

“85% e tregëtisë botërore bëhet me det. 35 trilionë dollarë dhe 12.8 miliardë tonë mall lëvizin në tregëtinë botërore. Nga kjo tregëti qarkullon në Mesdhe. Në Suez kalon 12.3% e tregëtisë botërore. U bllokua kanali i Suezit për një stuhi rëre në mars të 21, një ditë humbjet ishin 9.6 miliardë dollarë në ditë. Një ditë bllokimi në këtë Ngushticë është 11.53 miliardë dollarë në ditë, në Hormuz.

C’ndodh? Qendra e gravitetit të tregëtisë botërore është Deti Mesdhe dhe Gjiri Persik. Në Gjirin Persik që është det si Adriatiku, 1.5 herë më i madh, përpunohet 8 herë më shumë mall se Adriatiku, 1.6 miliardë tonë mall në vit dhe kalon 4.11 milionë tonë mall në ditë nga kjo.

Një e treta e gazit, që konsumon bota sot, kalon në këtë Ngushticë. 1/3 e gazit është 350 mln tonë.

75% e gazit LNG shkon në Kinë, Indi, Japoni, Kore e Jugut. 25% kalon këtu në Hormuz në drejtim të Mesdheut. Kalon edhe 450 mln tonë mall në ditë. Në këtë ngushticë kalon aq mall sa përpunon të gjtihë Porti i Durrësit në një vit.

Në Gjirin Persik, përpunohen 1.6 miliardë.

Për të mbrojtur këtë ngushticë me prezencë ushtarake, janë harxhuar 8 trilionë dollarë, 186 miliardë në vit ose 510 milionë dollarë në ditë. Prezencën ushtarake e paguan Kina, vendet e interesuara

Në vitin 1973 organizata ndërkombëtare në bashkëpunim me Iranin dhe Omanin vendosën që midis ishujve Larak dhe Jazirat Salaman lanë vija kalimi prej 3.6 kilometrash. Ngushtica e Hormuzit është 60 kilometra e gjerë, por ka shumë ishuj shkëmborë. Në vitin 1976 Irani i mori të gjithë këta ishuj.

Kjo është ngushticë si gjithë të tjerat, por është me pagesë dhe kalohet një intinerar prej 60 kilometrash.

Kontrolli i trafikut bëhet nga Irani dhe mund ta bllokojnë në çdo kohë, por nuk e bëjnë sepse bllokojnë veten.

Kjo ngushticë ka këtë rëndësi ekonomike. Pra gjithë këto investime në transportin detar nuk ka asnjë alternativë tjetër” - tha Ngjeqari.