AKTUALITET, 3 Prill 2026, 10:04

Përplasja me policinë/ IKMT aksion në Vlorë për prishjen e objekteve, qytetarja kundërshton: Është prona ime

Përplasja me policinë/ IKMT aksion në Vlorë për

Forcat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë ndërmarrë sërish në qytetin bregdetar të Vlorës.

IKMT së bashku me IMT në Vlorë po shembin një shtëpi dy katëshe e cila pengonte projektin e lidhjës së portit detar me rrugën Transballkanike.

Shembja e këtij objekti që më parë ka qenë një godinë banimi po kundërshtohet nga banorët që jetonin më parë në të.

Ata pretendojnë se e kanë me dokumentacione të rregullta dhe banesa ishte në proces gjyqësor.  Për pasojë nuk mund të shembej derisa të vinte edhe vendimi i gjykatës për shembjen e tij

"Është prona ime", dëgjohet të thotë qytetarja policisë.