TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori i SPAK, Ols Dado ka kundërshtuar kërkesën e Plarent Ndrecës që t’i jepet dy javë kohë për tu njohur me dosjen.
Ndërkohë, Dado u shpreh kundër edhe kërkesës së të pandehurve për veçim të dosjes dhe dërgimin në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, SPAK është pro kërkesave për gjykim të shkurtuar,
Ai theksoi se ende nuk i është vënë në dispozicion dosja në mënyrë elektronike dhe detyrohet të shkojë çdo ditë në gjykatë për ta lexuar dhe se ka konstatuar se dosjes i mungojnë 24 fashikuj (142-166). 7 të pandehur, mes tyre Elman Abule dhe ish-deputetja Klotilda Bushka kanë kërkuar veçim të çështjes.
“Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane”, deklaroi Plarent Ndreca.
Pjesë nga fjala e Ols Dados
Është e papranueshme kërkesa për dhënie kohë për Plarent Ndrecën pasi i kanë pasur mundesit. Kemi respektuar procesin gjyqësor sipas ligjit. Ai ka pasur mundësi për të folur me klientin e tij.
Për Elman Abulen për kërkesën e shpalljes së moskompetencës lëndore. Por kjo kërkesë duhet të rrëzohet pasi është procedim qe i takon kësaj gjykate që të vijojë procesin e gjykatës. Pra i takon Gjykatës se Posaçme si kompetencë.
-Në lidhje me kërkesën e Merton Likës dhe Lani shpk. Edhe kjo kërkesë është procedim i lidhur dhe duhet të vazhdojë në këtë gjykatë.
-Edhe për Fatmir Bektashin ata nuk kanë kërkesë për moskompetencë.
-Për Klotilda Bushkën, duhet të rrëzohet kërkesa. Procedimi duhet të vijojë nga kjo gjykatë pasi është procedim i lidhur.
Ols Dado: Për gjykimin e shkurtuar duhet të pranohet dhe ndarja e çështjeve duhet të bëhet nëse pranojnë gjykim të shkurtuar. Jemi dakord për ndarjen e çështjeve për shkak të kërkesave për gjykim të shkurtuar.