TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Denis Dyrnjaja, thotë se lëvizja e Sali Berishës, e cila fillimisht u pa si një mundësi që PD mund të ndryshonte, rezultoi një dështim pasi Berisha rrëzoi të gjithë tezat e veta që shpalosi nëpër Foltore.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Dyrnjaja tha se Berisha ka rikthyer të gjithë establishmentin e kësaj partie dhe se PD nuk ka asnjë lidhje me ndryshimin.
"Sali Berisha nuk doli dot përtej egos së vetë. I përmbysi dhe i rrëzoi të gjithë tezat që tha. Foli për primare, zero primare, ishin falsitet. Foli për hapjen e partisë, nuk ndodhi, ktheu establishmentin, njerëzit e vetë që i shërbejnë. U fut te teza e konsevatorizimin, asgjë nuk ka lidhje Berisha me konservatorizmin.
Ka bashkuar vetëm një pjesë e cila është pjesëz më e vogël, e cila për Ramën është një llokmë e vogël mozaiku. Sali Berisha e rrëzon Edi Ramën apo jo? Asnjëherë jo. Me këtë formulë që ka zgjedhur, me ata njerëz… Zonja Vokshi ka 16 vjet kryetare e LDG-së...
Kjo parti ka harruar çfarë është ndryshimi, nuk e ka në substancën e vet, nuk e pranon dot ndryshimin.
Për sa kohë kjo parti nuk ndryshon dot, nuk ndodh ndryshim politik në Shqipëri", tha ndër të tjera Dyrnjaja në TPZ.