TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Gazetarja Klodiana Lala tregon të gjithë itinerarin që ka ndjekur Sadikaj deri në momentin kur ndodhi ngjarja. Referuar hetimeve, Lala tregon se nga momenti kur i riu ka dalë nga shtëpia deri tek shpërthimi kanë kaluar vetëm 5 minuta e 30 sekonda.
“Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët.
Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk i shkonte. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje.
E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Ai është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala në emisionin “Open” në News24.