TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Endri Shabani thotë se Berisha është e shkuara dhe se Partia Demokratike është kthyer në një bunker të shkretuar.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai tha se synimi i lidershipit të PD ka qenë të ndërtojë një bunker, që të mos arrijnë ta marrin të tjerët.
"A ekzistojnë partitë e vogla? A ekziston apo jo votuesi përtej PD, PS dhe LSI? Unë besoj se po.
Unë mendoj se Berisha ka qenë e ardhmja në vitin 92'. Tani është e shkuara në të gjithë kuptimet. Nëse ne nuk kemi të shkuar, duhet të krijojmë eksperiencën tonë, ai nuk ka të ardhme.
Në PD, në 30 vite synimi ka qenë si të ndërtojmë një bunker që nuk na e marrin të tjerët.
Duke ndërtuar nëj bunker, ka mbetur një bunker i shkretuar.
Janë izoluar me biznesmenë apo kriminelë dhe vjen një pikë që të gjithë bashkë përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të shoqërisë", tha Shabani.