AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 21:19

Detajet e dosjes së përplasjes mes shqiptarëve/ “E kishim lënë të pajtoheshim”, zbardhet dëshmia e Kasandër Nogës: Dëgjova Geronin që i tha Erionit “hajde ikim se i vramë”

Detajet e dosjes së përplasjes mes shqiptarëve/ “E kishim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja mbi konfliktin mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut, ku ky i fundit mbeti i plagosur me gjashtë plumba, dy ditë më parë në atentatin mes Brukselit. Ndërkohë që në vitin 2002, Hasanbelliu akuzohej se kishte plagosur shtetasin Kasandër Noga po në Belgjikë, në një bar.

Kasandër Noga është marrë në pyetje nga autoritetet më 30.07.2008, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 17 mars të vitit 2002 në bar “Pre Historie”, Noga ka deklaruar se ai dhe viktima Julian Çelaj kishin folur me të pandehurit në telefon për t’u pajtuar lidhur me hasmërinë që kishin më përpara si pasojë e vrasjes së babait të tyre.

Noga i cili mbeti i plagosur në 2002, ka shtuar se atë ditë e kishin lënë për t’u takuar me të pandehurit në bar “Prehistorie”, raporton BW.

Porositëm diçka për të pirë dhe pritëm ulur në tavolinë rreth 20 min. Kemi parë që jashtë lokalit po vinte për të hyrë brenda në lokal shtetasi Geron Hasanbelli, me telefon në vesh duke folur. Kur ky shtetas ka qenë rreth 3 metër pa hyrë në lokal, kur nga krahu i kundërt i lokalit ka dalë shtetasi Erion Hasanbelli duke qëlluar drejt nesh me armë zjarri. Unë kam marrë një plumb në bark dhe jam plagosur në fytyrë nga xhami i lokalit. Në këtë moment kam parë dhe dëgjuar Geron Hasanbellin që erdhi tek dera e lokalit dhe kapi Erionin nga krahu i majtë duke i thënë “Hajde ikim se i vramë”, dhe i kam parë nga xhami duke u larguar”, është shprehur ai.