AKTUALITET, 13 Qershor 2022, 22:08

Me Berishën apo Alibeajn? Fatmir Mediu: Unë jam me opozitën! Ylli Rakipi: Ke frikë nga rruga e Elbasanit

Me Berishën apo Alibeajn? Fatmir Mediu: Unë jam me opozitën! Ylli
Fatmir Mediu, Ylli Rakipi, Agron Duka

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për partitë e vogla dhe në studio kanë qenë të ftuar Fatmir Mediu dhe Agron Duka. 

Ylli Rakipi i ka pyetur edhe për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe nëse mbështesin Berishën apo Alibeajn. 

Të dy kanë hezituar të përgjigjen. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Ka dalë Berisha dhe Alibeu dhe thonë të dy ne e kemi PD-në. Ti me kë je? 

Fatmir Mediu: Unë jam me opozitën. Jam me Partinë Republikane dhe me opozitën. Unë nuk e kam trajtuar jam me këtë dhe atë. 

Ylli Rakkpi: Edhe Fatmiri nuk e ndan dot, se ky ikën edhe në Amerikë, takon kongresmenët atje. Ka edhe frikë nga rruga e Elbasanit.

Fatmir Mediu: Sali Berisha ka 44 mijë vota të votuesve të PD. Opozita duhet të ketë mbi 700 mijë vota për të fituar.

Ylli Rakipi: Ta merrte mendja o Fatmir, që do të vinte dita që doktorin do ta rivalizonte Alibeu?

Fatmir Mediu: Në opozitë nuk është asnjëri tepër, çështja është të jemi racionalë.

Ylli Rakipi: Po ti Agron me kë je?

Agron Duka: Kur nuk ta zgjidhi këtë punë Fatmiri, ti pret nga unë?

Ylli Rakipi: Alibeu ka dalë aty dhe këta kanë frikë.