AKTUALITET, 10 Prill 2023, 11:55

Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi 830 mijë euro, njëri prej të arrestuarve ishte shef në bashkinë e Tiranës

Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi 830
Arrestimi i të dyshuarve

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës me firmën që administronte.

Në pranga kanë rënë Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe Algert Alcani, 27 vjeç (babë e bir) dhe Edmir Boci, 37 vjeç, që dyshohet se e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi.

Njëri nga të arrestuarit, 27-vjeçari Algert Alcani, ishte me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës.

Arrestimet erdhën pas një hetimi një mujor, pasi 3 personat e arrestuar nga policia e Elbasanit kërcënuan me jetë një biznesmen që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar nga bashkia e Tiranës me firmën që ai administronte. Pronari i kompanisë AL-MEXWOOD, Eral Mytaraj, me qendër në Cërrik, nuk ka pranuar që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar nga Bashkia e Tiranës, me vlerë rreth 830 mijë euro, për furnizim me lëndë drusore.

Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga tenderi 830
Shpallja e fituesit të tenderit

Tenderi është zhvilluar nga Drejtoria e Pergjithshme e Objekteve Publike, për blerje lëndë djegëse pellet dhe shpërndarje në objektet arsimore. Në tender kishte marrë pjesë edhe kompania "Alcani" e Shaqir Alcanit, e njohur për shfrytëzim pyjesh dhe përpunim të lëndës drusore në qarkun e Elbasanit.