AKTUALITET, 22 Janar 2023, 18:46

Meta e Berisha thanë se 55-vjeçarja u mbyt për shkak të urës së prishur, policia jep një tjetër version: Gruaja dyshohet se…

Meta e Berisha thanë se 55-vjeçarja u mbyt për shkak të

Një 55-vjeçare ka humbur jetën sot në Skrapar, ndërsa liderët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta thonë se ajo ka vdekur në tentativë për të kaluar lumin, pasi ura është e prishur.

Berisha dhe Meta me anë të një postimi në Facebook thonë se  braktisja e njerëzve të kësaj zone dhe mungesa e urës u bënë shkaktarë të humbjes së jetës!

Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar thotë se gruaja ka humbur jetën pasi është vetëmbytur në ujërat e lumit Rehovë në Skrapar.

“Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia, qe thekson se për gruan ishte ishte njoftuar nga bashkeshorti i saj se eshte larguar nga banesa.

“Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë”, sqaron policia.

Postimi i Ilir Metës

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Llari nga Rehova e Skraparit për humbjen e njeriut të tyre të dashur në përpjekje për të kaluar lumin e Tomorricës!

Braktisja e njerëzve të kësaj zone dhe mungesa e urës u bënë shkaktarë të humbjes së jetës!

Me papërgjegjshmërinë dhe hajdutërinë e saj “Rilindja” po bëhet shkaktare e këtyre tragjedive!

Postimi i Sali Berishës

Për këtë urë në Skrapar u mbyt një njeri! Njerëz të braktisur! sb

Njoftimi i Policisë

Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin  Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.