AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 23:53

Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Patos

Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Patos

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos.

Një makinë ka përplasur një grua rreth 59 vjeç, e cila ndodhej në rrugë duke mbledhur kanaçe. Pas ngjarjes mjeti është larguar me shpejtësi.

Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.