AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 21:54

Aksident në aksin Fushë Milot-Lezhë, plagosen dy shoferët

Aksident në aksin Fushë Milot-Lezhë, plagosen dy shoferët

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes në aksin Fushë Milot-Lezhë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Burime bëjnë me dije se nga aksidenti janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital.

Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të ditura, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia.