AKTUALITET, 6 Gusht 2022, 14:43

Makina përplas motorin, 37-vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Makina përplas motorin, 37-vjeçari përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L.B. është përplasur me një motor me drejtues shtetasin E.C.

Ky i fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.