AKTUALITET, 6 Gusht 2022, 11:32

Vijojnë zjarret në Malësinë e Kurbinit, flakët rrezikojnë shtëpitë

Vijojnë zjarret në Malësinë e Kurbinit, flakët

Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit, vijon të mbetet aktiv.

Dëmet janë te konsiderueshme.

Mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë ndërhyrjen nga terreni malor.

Ndërsa sot flakët e zjarrit kanë avancuar, duke rrezikuar edhe banesat e zonës.

Banorët prej ditësh apelojnë institucionet vendore të marrin me seriozitet situatën.

E tërë zona e Malësisë është mbuluar nga tymi dhe një tjetër vatër zjarri ndodhet dhe në fshatin Mali i Bardhë.

Sipërfaqet e djegura janë të mëdha, kërkohet ndërhyrja nga ajri në shuarjen e zjarreve në zonën e fshatit Turistik Skuraj.