AKTUALITET, 6 Gusht 2022, 12:38

Futën 80 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, gjykata jep vendimin për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës

Futën 80 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës,

Gjykatat e Durrësit ka vendosur arrest me burg për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës, të cilët kanë futur që prej 23 korrikut në mënyrë ilegale 80 mijë litra naftë në Durrës.

Kapiteni Flamur Aliu dhe mekaniku Nuri Xheka u arrestuan dy ditë më parë, 4 gusht.

Kapiteni dhe mekaniku kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Peshkarexha u fut në det për të marrë një sasi prej 80 mijë litra naftë kontrabandë, ndërkohë që ishte i fikur dhe GSP-i.