AKTUALITET, 6 Gusht 2022, 11:38

“Drejtoresha gënjen hapur”, Meta: AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës së inceneratorëve

“Drejtoresha gënjen hapur”, Meta: AZHBR ka prioritet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se drejtoresha e  AZHBR-së gënjen hapur lidhur me implikimin në aferën e inceneratorëve.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, ku drejtoresha, Eranda Selmanaj ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Log.” në Abc, Meta shkruan se “AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve, ndaj është bujqësia në mjerim.”

Përfaqësuesi i Shoqatës së Fermerëve Ervin Resuli i drejton pyetjen: “A ka përfituar inceneratori i Tiranës fonde nga AZHBR”, ndërkohë që ajo përgjigjet :”Jo.”

Por Resuli shton se “nga mediet dhe dokumentet rezulton se kjo nuk është e vërtetë pasi AZHBR ka përfituar.”

Postimi i Ilir Metës: Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve.