AKTUALITET, 6 Gusht 2022, 13:01

Sherr për një vend parkimi në Vlorë, ndërhyn policia

Sherr për një vend parkimi në Vlorë, ndërhyn policia

Dy vlonjatë janë konfliktuar për një vend parkimi në Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas sherrit mes dy burrave, njëri prej tyre ka kërcënuar tjetrin.

Si rrjedhojë 41-vjeçari me iniciale po ndiqet penalisht nga Prokuroria e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.