AKTUALITET, 23 Nëntor 2023, 20:06

Çfarë ndodhi? Shtohen truprojat për gjyqtaren Irena Gjoka, shkon në 6 numri

Çfarë ndodhi? Shtohen truprojat për gjyqtaren Irena Gjoka,

Garda e Republikës ka shtuar truprojat për gjyqtaren Irena Gjoka. 

Kujtojmë se ajo është  përballur me sulme verbale të njëpasnjëshme nga Sali Berisha që pasi firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin. 

Si drejtuese e gjykatës së posaccme, gjoka ka pasur deri tani katër truproja, ndërkohë që ky numër  ka shkuar në gjashtë, pas shtimit të masave të sigurisë.

Burime për ReportTV nga garda thanë se kjo masë është parë e nevojshme pas sulmeve verbale të bëra ndaj Gjokës, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje  për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin.