TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, mes tyre edhe tensionet mes mazhorancës dhe opozitës. I pyetur lidhur me mbylljen e seancës së fundit parlamentare brenda pak minutash, Koçi tha se ajo që ndodhi nuk ishte normale, por ishte legjitime, ndërsa për këtë zhvillim fajësoi opozitën.
Ligjvënësi socialist tha se seanca parlamentare është një “tango dy-palëshe”, ndërsa shtoi se mazhoranca ishte e detyruar të vepronte në atë mënyrë. Sipas Koçit, veprimet e mazhorancës kanë si motiv kryesor mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet nën hetim nga SPAK prej disa javësh.
Deputeti i mazhorancës përfundoi duke thënë se opozita duhet të heqë dorë nga dhuna, ndërsa tha më tej se nuk mund të ketë dialog me një “forcë paramilitare”.