TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka thyer rekorde këtë 10-mujor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tregun shqiptar për këtë periudhë kanë hyrë më shumë karburante, cigare, kafe dhe birrë. Duket se sezoni i mjaft i mbarë turistik ka ndikuar në kërkesë të lartë për këto mallra dhe detyrimisht në shtimin e zhdoganimeve.
Zëri që mban peshën më të madhe ndër mallrat e akzicës është ai i karburanteve, që gjatë 10-mujorit të këtij viti është regjistruar pothuajse në të njëjtat nivele të vitit 2021, atij të pas pandemisë, pavarësisht, se gjatë këtij viti çmimet në tregun me pakicë kanë njohur rritje. Rekordi i zhdoganimit për karburantet është regjistruar në pikun e sezonit turistik, gjatë muajit gusht me 65,569 ton.
Pothuajse të njëjtën ecuri gjatë tre viteve ka regjistruar edhe importi i kafesë, që këtë vit është thuajse në të njëjtat nivele më atë të 2021-shit. Edhe për këtë produkt, muaji gusht ka shënuar rekordin e zhdoganimeve me pak më shumë se 1 mijë ton.