AKTUALITET, 23 Nëntor 2023, 16:28

I dënuar me 10 vite burg për trafik emigrantësh e mashtrim, pranga 65-vjeçarit në Tiranë

I dënuar me 10 vite burg për trafik emigrantësh e mashtrim,

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi rezulton i dënuar me 10 vite burg për trafik emigrantësh dhe mashtrim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Musa Rama.

“Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim, për disa vepra penale.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i kontrolleve, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”. Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.