AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 14:30

I arrestuar për “Shpërdorim detyre”, GJKKO vendos “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon

I arrestuar për “Shpërdorim detyre”, GJKKO vendos

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo.

Dhe gjatë seancës së sotme (27 shkurt), togat e zeza kanë daktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, duke e liruar nga qelia.

Dako ishte lënë në arrest me burg më 8 qershor 2023, me akuzat  e SPAK për shpërdorim detyre.

Ai akuzohej për tenderin e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila dhe sipas tij kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 12 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit u bë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë. Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Farruku, ndërtuesi i pallatit.