AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 11:22

FOTO/ Shpërthimi me tritol në banesën e Ilir Koçiljas. Ja çfarë mesazhi u gjet në murin e shtëpisë

FOTO/ Shpërthimi me tritol në banesën e Ilir Koçiljas. Ja

Një shpërthim tritoli tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e së hënës. Banesës së Ilir Koçiljas, i dyshuar për vrasjen e Halil Kokës, iu vu eksploziv.

Nga shpërthimi, pati dëme të shumta materiale. Në foton e mësipërme shihet se dritarja e banesës është dëmtuar, por ka edhe dëmtime në brendësi të banesës.

Jashtë banesës, ishte mbishkrimi “Endacaku vrasës”, që mendohet të jetë një mesazh për Ilir Koçiljan.

FOTO/ Shpërthimi me tritol në banesën e Ilir Koçiljas. Ja

Ilir Koçilja dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje Halil Kokën, disa ditë më parë pas një konflikti që fqinjët kishin me njëri-tjetrin.