AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 11:09

Kreu i KQZ u kujton partive problematikat: Të zbatohen dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve dhe hersin

Kreu i KQZ u kujton partive problematikat: Të zbatohen dy vendimet e

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u kujtoi problematikat Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe që sipas tij, partitë politike duhet të marrin parasysh rekomandimet.

Celibashi tha se duhen diskutuar dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është vota e emigranteve dhe shfuqizimi i dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin.

Po ashtu Celibashi tha se “duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit”,

“Kam sjellë në vëmendje nevojën për të diskutuar për dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese e para votimi nga jashtë dhe e dyta shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me hersin, kufirin prej 10 mijë votash për votën preferenciale

Kjo është një çështje që ju përket juve dhe partive për të vlerësuar mbi nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve të GJK. Unë kam konsideruar nevojën për ta risjellë në vëmendje tuaj këto dy çështje.

Kemi sjellë në vëmendjen tuaj që duhet të adresojmë çështjen që duhet të jetë në axhendën tuaj, sigurimin e votës për një kategori votuesish që nuk e kanë mundësi të shkojnë në qendrën e votimit. Do ti lëmë ata po votuar, apo do ti krijojmë mundësinë që ata të votojnë, mundësi që duhet të ofrojë garancitë për integritetin dhe fshehtësinë e votës.

Janë 30 mijë votues shqiptarë që për arsye objektive nuk mund të paraqiten dot në qendrat e votimit”, tha Celibashi.