AKTUALITET, 26 Shkurt 2024, 15:29

Stërvitje ushtarake në Korçë! Këmbësoria e jugut, pjesë e gatishmërisë së NATO dhe BE

Stërvitje ushtarake në Korçë! Këmbësoria e

Regjimenti i këmbësorisë së jugut ka zhvilluar një stërvitje malore në kushte të vështira atmosferike në zonën e njohur si Kulet e Gjergjevicës.

Maja më e lartë mes Lekasit dhe Voskopojës arrin lartësinë 1600 m mbi nivelin e detit.  Komandanti kolonel Gëzim Marku tha se regjimenti ka në përbërje dy nënreparte me trupa speciale të deklaruara njëri pjese e gatishmërisë së NATO dhe tjetri i BE.

20-vjeçarja Sonja Bako ushtare e parë u është bashkuar forcave të armatosura gati një vit më parë ndërsa thotë se kjo stërvitje ka qenë një eksperiencë e bukur pavarësisht vështirësisë. Sot regjimenti i jugut ka përfunduar stërvitjen e planifikuar 72-orëshe në Voskopojë ndërkohë që gjatë këtij viti kanë të planifikuara edhe stërvitje të tjera.