TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i Balkan Investigative Reporting Network, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka denoncuar një rast të dëmtimit të një pallati në Kombinat, ku tregon përmes një fotoje, se prej tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërtesa nuk është shembur por as riparuar.
Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se të gjithë tenderët e rindërtimit të pallatit u bënë me procedura emergjente, por nuk është shfqaur asnjë urgjencë për riparimin e saj.
"Kombinat, 30 shtator 2023. Pothuajse katër vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ky pallat i dëmtuar as nuk është shembur dhe as nuk është riparuar.
Tê gjithë tenderët e rindërtimit u bënë me procedura emergjente, gjë që nënkupton, konkurrencë e ulët, çmime të larta por punime të shpejta. E megjithatë, kurrfarë urgjence nuk shfaqet për këtë pallat", shkruan ai.