AKTUALITET, 30 Shtator 2023, 19:09

“Reagoi pas deklaratës së Vuçiç”, deputeti i Vetëvendosjes: Rama të konsultohet me institucionet në Kosovë dhe Kurtin para se…

“Reagoi pas deklaratës së Vuçiç”, deputeti i

Artan Abrashi, deputeti i ‘Vetëvendosje’, foli për situatën në veri të Kosovës dhe deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në lidhje me deklaratën e Ramës, Abrashi u shpreh se ka reaguar pas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se para sduhet të konsultohet me institucionet e Kosovës ose me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu ai u ndal te qëndrimi zyrtar i Tiranës, ku tha se situata në Kosovë është shumë delikte dhe se që Shqipërisë është shumë  i rëndësishëm.

“Rama reagoi pas presidentit të Serbisë. Rama duhet të konsultohet më shumë me autoritete e Kosovës, të flasë me Kurtin. Ne besojmë në vullnetet e mira të institucioneve shqiptare. Ka një mungesë komunikimi. Kosova dhe Kurti ka nevojë për mbështetje. Ne jemi në një situatë delikate dhe qëndrimi i Shqipërisë është shumë i  rëndësishëm në këto momente”, tha Abrashi.